Një parukier homoseksual ka infektuar qëllimisht me HIV katër persona, të cilët i takoi përmes rrjeteve sociale para se t’u dërgonte atyre mesazhe tallëse dhe abuzive.
Daryll Rowe doli para gjykatës, pasi akuzohet se u ka përçuar virusin katër meshkujve dhe se ka bërë tentativa për të infektuar gjashtë të tjerë në periudhën mes tetorit 2015 dhe dhjetorit 2016.
Pasi ata kontaktonin në aplikacionin online kryenin marrëdhënie seksuale, por në të gjitha rastet ai refuzonte të përdorte masa mbrojtëse.
Ai i kontaktonte viktimat e tij vazhdimisht dhe u linte atyre mesazhe tallëse dhe fyese.
Rowe u paraqit në Gjykatën e Lartë Lewes dhe mbi të rëndojnë akuzat për shkaktim dëmi të rëndë ndaj shëndetit të katër personave dhe akuzat për tentativa për të shkaktuar dëmtime të rënda në shëndetin e gjashtë personave të tjerë.





