Në muret e kalasë së vjetër të Himarës gjen shkrime të shëmtuara, që jo vetëm kanë njollosur kalanë por përmbajnë edhe mesazhe raciste kundër shqiptarëve.

Në to gjen shkrime si “Himara tokë greke”, “Kacifas i pavdekshëm” e shumë parulla të tjera raciste kundër shqiptarëve.

Fotot i ka postuar aktori i humorit Florjan Binaj, i cili vë në dukje faktin se asnjë autoritet shtetëror e në veçanti Ministria e Turizmit, nuk kanë reaguar në lidhje me rastin.

STATUSI I BINAJT
Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si : Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!