Një ngjarje e shëmtuar ndodhi para sfidës Verona-Napoli me tifozët vendas që kishin shpalosur parulla ku u tregonin rusëve se ku të godisnin me raketa.
Një moment që nuk ka lënë pa u kaluar nga Kalidu Kulibali.
Mbrojtësi i Napolit kishte postuar një foto në Instagram ku shprehej kundër atij veprimi të turpshëm që bënë tifozët veronezë.
“Merreni këtë se ju duhet”, shkruhej në postim që ishte i shoqëruar me një imazh të një truri.






