Kuvendi rikthehet sot pas më shumë se 1 muaji nga hera e fundit që u mblodh në mars për shkak të situatës së COVID-19.

Por edhe sot Kuvendi ka vendosur rregulla strikte për t’u mbrojtur teksa deputetët do të pajisen me maska dhe doreza, në distancë 1.5 m largësi teksa vetëm 35 parlamentarë do të jenë të ulur në vendet që u takon kurse të tjerët do të jenë të shpërndarë.

Sot Kuvendi mblidhet vetëm 120 minuta ose 2 orë për të votuar 22 nisma ligjore duke filluar nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset.

Pika që pritet të ketë më shumë debat janë ndryshimet në Kodin Penal pasi Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për dënimet e thyerjes së masave ndaj COVID-19 që parashikojnë 10- 15 vite burg ata që shkaktojnë vdekjen me anë të COVID-19 tek të tjerët, 5 vite burg kush përhap sëmundjet infektive dhe kurse kush thyen karantinën gjobë deri në 3 vite burg.

Kurse në seancë do të diskutohen edhe nisma ligjore jashtë situatës së COVID-19 siç janë dy dekretet e Metës për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar në mes marsi.

Deri tani i vetmi deputet i prekur nga COVID-19 në Shqipëri është Adriatik Alimadhi i cili ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar dhe do të mungojë në këtë seancë.