Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat do të rikthehen në një projekt të përbashkët 11 vite nga seriali “Dashuri e ndaluar”.

Sipas lajmeve të fundit, Tatlitug dhe Saat do të bashkojnë sërish forcat për një projekt të ri.

Akoma nuk është zbuluar se cilat do të jenë rolet e aktorëve në serialin “Kral Kaybederse”.

Seriali mezi po pritet nga fansat e aktorëve në të gjithë botën dhe dihet se do korrë sukses të madh.

Kujtojmë që “Dashuri e ndaluar”, me skenarin e saj mbresëlënës dhe kastin legjendar, pati një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Turqi, por në çdo ekran ku është shfaqur.