Pas 12 ditësh, Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me producentin e filmave John Peters, me të cilin lidhi kurorë më 20 janar në Malibu.
Portali rozë “Hollywood Reporter” shkruan se ata nuk kanë nisur ndonjë procedurë ligjore divorci, por Anderson ka konfirmuar për këtë revistë se të dy kanë marrë pak kohë për veten për të rivlerësuar se çfarë duan nga jeta dhe nga njëri-tjetri.
Mbetet ende e paqartë se çfarë i ka ndarë ata, por dashuria e tyre ka lindur 3 dekada më parë, kur ajo që do të shndërrohej në seks-simbolin e kopertinave, shfaqjeve dhe filmave amerikanë ishte vetëm 19-vjeç.
Anderson dhe Peters kanë një diferencë prej 22 vitesh. Për 52-vjeçaren kjo ishte martesa e 5, por më pak e suksesshmja dhe më e shkurtra.





