Kohët e fundit, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka qenë mjaft e pranishme sa i përket angazhimit të saj në realizimin e klipeve muzikore.

Më i fundit i realizuar prej saj është pikërisht bashkëpunimi mes kantautorit Alban Skënderaj dhe reperit Noizy, i cili është publikuar nën titullin “Drejt suksesit”. 

Përmes një postimi ajo ka shprehur entuziazmin e saj pasi ka qenë pjesë e projektit. Por përveç fotos me Albanin dhe Noizyn, ku Ajolës i dallojmë qartazi barkun e rrumbullakosur ka komentuar edhe vetë “Lali Eri”, i cili ka shkruar: 

“Dream Team Mos ma mbani cunin shume ne diell ore,”-duke iu referuar vogëlushit që Ajola është duke pritur. 

Çifti e dha lajmin e bukur të pritjes së ëmbël më 1 Qershor, në festën e fëmijëve.