Anëtarët e familjes Kardashian-Jenner njoftuan se emisionit “Keeping Up With the Kardashians” po i vjen fundi.
Kim Kardashian ju bëri me dije fansave përmes rrjeteve sociale vendimin e dhimbshëm të familjes për të mbylllur shfaqjen pas 14 vjetësh dhe 20 sezonesh.
Kontrata për këtë vendim është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.
“Për fansat tanë të mrekullueshëm –
Është e vështirë t’ju bëjmë me dije se ne kemi marrë vendimin si familje për t’i thënë lamtumirë “The Keeping Up with the Kardashians”.
Pas 14 vitesh, 20 sezonesh, qindra episodesh dhe shfaqje të shumta, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohëse që na keni ndjekur përgjatë këtyre viteve – në kohërave të mira, të këqija, në momente lumturie, lotësh, marrëdhëniet tona, si dhe fëmijët.Nuk do t’i harrojmë asnjëherë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë këtij rrugëtimi.
Faleminderit mijëra individëve dhe bizneseve që kanë qenë pjesë e kësaj përvoje dhe, më e rëndësishmja, një falënderim shumë i veçantë për Ryan Seacrest për besimin tek ne, ‘E!’ që ka qenë partneri ynë, dhe ekipi ynë në Bunim / Murray, i cili ka kaluar orë të panumërta duke dokumentuar jetën tonë.
Sezoni ynë i fundit do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm në 2021.
Pa patur “Keeping Up with The Kardashians”, nuk do të isha këtu ku jam sot. Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve që na keni shikuar dhe mbështetur, mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit të pabesueshme. Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj gjithsecilit që luajti një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë.
Me dashuri dhe mirënjohje,
Kim”





