Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që i gjithë bregdeti i Durrësit të zbrazej në pikun e sezonit turistik, për shkak të motit të keq.

Prej dy ditësh, shirat e vazhdueshme dhe të rrëmbyera kanë larguar çdo pushues nga plazhi, ndërsa moti duket më tepër si vjeshtë se sa piku i verës. Të trishtuar janë shumica e të gjithë pushuesve që kishin planifikuar pushimet në bregdet.

Nga Currilat e deri në Golem, të gjitha çadrat e plazhit janë të mbyllura për shkak të shiut.

Operatorët turistikë pohojnë se një situatë e tillë nuk ndodhte prej 15 vjetësh.

“Në gusht ka rënë shi, por pas dy orësh koha është hapur e të gjithë pushuesit janë larë në det. Këtë javë, ka dy ditë që askush nuk mund të vijë në plazh, edhe pse të gjithë janë me pushime”.

Ndiqni videon!

K.H.