Romanca e Harry Styles dhe Olivia Wilde ka përfunduar! Mediat e huaja konfirmojnë se çifti duket se ka vendosur të bëj një pushim pas 2 vitesh lidhje.
“Ai është në turne dhe po udhëton në vende të ndryshme. Ajo po fokusohet tek fëmijët dhe puna e saj në LA,” tha një burim për People. “Është një vendim shumë miqësor”.
Para se të lidhej me Harry-n, Olivia ishte e fejuar me Jason Sudeikis, me të cilin ndan djalin Otis, 8 vjeç dhe vajzën Daisy, 6 vjeç.
Lajmet se ajo dhe Jason i dhanë fund qetësisht lidhjes së tyre 9-vjeçare u shfaqën në nëntor të 2020-ës, në të njejtën kohë kur Harry iu bashkua kastit të filimit: Don’t Worry Darling.
Të dy u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në janar 2021. Me kalimin e kohës, çifti ishte më i hapur për të dalë së bashku në publikë, dhe Olivia që ndonjëherë dallohej në turmën e koncerteve të Harry-t, por megjithatë u përmbajtën nga ndarja e detajeve për jetën e tyre të dashurisë.
“Unë mendoj se kur je vërtet i lumtur, nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të huajt për ty. Gjithçka që ka rëndësi për ty është se çfarë është e vërtetë, çfarë do dhe kë do.”- ka shprehur Olivia për Vogue në janar të këtij viti.
Harry i bëri jehonë të njëjtave ndjenja për privatësinë në një cover të gushtit me Rolling Stone, duke thënë: “Nëse dikush ju bën një foto me dikë, kjo nuk do të thotë se ju po zgjidhni të keni një marrëdhënie publike apo diçka tjetër”.
Në fakt, dyshja ishin aq mbrojtëse ndaj marrëdhënies së tyre, saqë nuk kaluan bashkë në tapetin e kuq në premierën e filmit Don’t Worry Darling në Festivalin e Filmit në Venecia në shtator.