Aktori i njohur i filmave amerikanë me origjinë shqiptare Jim Belushi ka bërë kërkesën për tu divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Ylli i kinematogrtafisë, tashmë në moshën 67-vjeç zyrtarisht po ndahet nga gruaja e tij Jennifer Sloan pas më shumë se 23 vitesh martesë. Kjo është hera e dytë që brenda 3 viteve që çifti po tenton ti japin fund martesës.

Të premten, Belushi paraqiti dokumente në Gjykatën Superiore të Qarkut Los Angeles, sipas TMZ.

Në Mars 2018, Sloan paraqiti grupin e saj të letrave të divorcit duke pretenduar se “argumentet ishin të papajtueshme” të vjetruara, por çifti më vonë u pajtuan. Një vit më vonë, Belushi bëri kërkesë për refuzimin e kërkesës për divorc.

Kjo është martesa e tretë për Belushin. Ai ishte martuar më parë me Sandra Davenport, me të cilën ka një djalë të rritur, Robert James.

Ai kishte një martesë dy vjeçare me Marjorie Bransfield para se të martohej me aktoren Jennifer Sloan në 1998. Së bashku ata kanë vajzën Jamison, 22 vjeç dhe djalin Jared, 19 vjeç.