I konsideruar si “mbreti i kokainës” në Milano, Rocco Morabito, një prej mafiozëve më të kërkuar në Itali u arrestua pas 23 vjetësh në arrati.

Morabito, një nga bosët e mafias kalabreze Ndrangheta, është dënuar nga gjykata italiane me 30 vite burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze, trafikim lëndësh narkotike dhe krime të tjera.

50-vjeçari u arrestua në vilën e tij luksoze në një qytet bregdetar në Uruguai. Policia gjeti në banesën e tij disa telefona, karta të ndryshme identiteti dhe një shumë parash.