Kapet pas 27 vitesh në kërkim një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të bërë në Mallakastër.

Pas marjes së informacionit në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastër.

Me vendim Gjykate nr. 38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal.

Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H. dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.