Pas një beteje 3 mujore me COVID-19 spitali ERBOSA i Bolonjës është kthyer në normalitet dhe nuk ka më asnjë të sëmurë me koronavirus. Në atë spital ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë edhe një mjeke e njohur shqiptare, Manjola, vajza e ish-deputetit Namik Dokle.

Dokle, që thotë se ndjehet krenar për vajzën, ashtu si çdo shqiptar, ka sjellë edhe reagimin e kësaj të fundit.

“Mbaroi… dhe mund te marrim fryme te lehtesuar… mbaroi nje periudhe e mbushur me pune, sfida, frikera, caste trishtimi, stermundimi fizik dhe mendor, ore te pafundme turnesh, duke luftuar kunder nje semundjeje krejtesisht te panjohur per ne. Ishte gjithashtu nje pervoje e madhe qe na pasuroi ne njohjen e semundjes, e cila ashpersisht nderpreu rrjedhen normale
te jetes, ne njohjen e frikerave tona, te kufizimeve e thyeshmerise shpirterore… Ishte krenari te shikoje qe jemi nje grup i forte, i mbushur me deshiren per te vepruar dhe per t’u qendruar prane te semureve aq delikate, te cilet vuanin ne vetmi.
Krenare per koleget e mi!”
, shkruan Manjola.

Mesazhi i plotë i Namik Dokle:

Pas tre muajsh lufte per jete a vdekje me covid19, spitali ERBOSA i Bolonjes, ku punon si mjeke anesteziste-reanimatore edhe ime bije, Manjola, u kthye ne normalitet. Tash nuk ka me asnje te semure me covid. Po sa perpjekje e perkushtim ofruan mjeket, infermieret dhe gjithe personeli? Ja si e pershkruan Manjola:

“ Mbaroi… dhe mund te marrim fryme te lehtesuar… mbaroi nje periudhe e mbushur me pune, sfida, frikera, caste trishtimi, stermundimi fizik dhe mendor, ore te pafundme turnesh, duke luftuar kunder nje semundjeje krejtesisht te panjohur per ne.

Ishte gjithashtu nje pervoje e madhe qe na pasuroi ne njohjen e semundjes, e cila ashpersisht nderpreu rrjedhen normale te jetes, ne njohjen e frikerave tona, te kufizimeve e thyeshmerise shpirterore… Ishte krenari te shikoje qe jemi nje grup i forte, i mbushur me deshiren per te vepruar dhe per t’u qendruar prane te semureve aq delikate, te cilet vuanin ne vetmi.
Krenare per koleget e mi!”

Edhe ne te gjithe, krenare per ty, Lola!