Që prej vitit 2015, një 46-vjeçar nga Durrësi nuk dinte ku kishte përfunduar automjeti i tij Benz.
Por vetëm një ditë më parë, ai arriti të mësonte se automjeti kishte përfunduar në një varrezë makinash.
Burime policore bëjnë të ditur se 36-vjeçari Z.Ç. ia kishte marrë makinën në vitin 2015, 46-vjeçarit F.K. dhe nuk ia kishte kthyer.
Automjeti është gjetur mes makinave të tjera në një varrezë në lagjen nr.17.
Policia e Durrësit ka nisur punën për kapjen e shtetasit Z.Ç.





