Pas më shumë se tre vitesh lidhje, modelja 23-vjeçare dhe aktori i nominuar për “Oscar”, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Lajmin e kanë raportuar fillimisht mediat amerikane, duke theksuar se çifti është ndarë në fund të vitit 2024. Gjithashtu, media vuri re mungesën e aktorit të “Elvis” gjatë pushimeve të fundit të familjes Gerber në Meksikë.

Përfaqësuesit e Gerber dhe Butler nuk kanë komentuar ende mbi lajmin.

Çifti nisi të përflitej për një romancë në dhjetor 2021, kur u panë duke marrë pjesë në një seancë yoga së bashku në Los Angeles. Pas disa shfaqjeve publike, ata debutuan si çift në tapetin e kuq gjatë festës vjetore të “W Magazine’s Best Performances” në mars 2022.

Në maj të atij viti, Gerber dhe Butler morën pjesë në “Met Gala” së bashku. Edhe pse ecën veçmas në tapetin e kuq, ata ndanë një moment të ëmbël, kur arritën në majë të shkallëve të “Metropolitan Museum of Art.

Ndonëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund, mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej tyre do të flasë publikisht mbi ndarjen.