Pas katër letrave publike drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka postuar në “Twitter” një shprehje të shkrimtarit rus, Leon Tolstoi.

“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”, shkruan Rama.