Korrik 1968, tre muaj pas vrasjes së Martin Luther King në Memphis.

Dy policë zhveshin vrasësin James Earl Ray dhe e kontrollojnë.

Duket si një film, por në fakt ka ndodhur me të vërtetë 45 vjet më parë.

Pamjet e ngjarjes të bëra publike sot janë nga një video e zbuluar nga policia e Tennessee dy vjet më parë. 

Sipas kërkuesve, hetuesit filmuan arrestimin e Ray për të shmangur që avokatët mbrojtës të akuzonin policinë se kishte kryer keq hetimet.