Ditën e djeshme u përhap lajmi se moderatorja e Top Channel, Arbana Osmani, ka braktisur në mes të sezonit emisionin e saj "Dua të të bëj të lumtur" për shkak të një sherri me drejtorin e televizionit, Ben Blushin.

Burime për "Xing.al" konfirmuan se ky sherr kishte ndodhur dhe fati i Arbanës në Top Channel ishte i dyshimtë, ndërsa së fundmi "Syri.net" ka zbuluar se në fakt pas 48 orësh negociata midis palëve, është vendosur që Arbana do të vazhdojë të jetë në Top Channel.

Emisioni "Dua të të bëj të lumtur" do të vazhdojë të prezantohet nga moderatorja. Megjithatë, Arbana nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me situatën e krijuar në televizion, situatë e cila vuri në rrezik pozicionin e saj në punë.