U bënë gati 5 muaj që kantautori Flori Mumajesi është larguar nga rrjetet sociale, jeta publike dhe koncertet duke i lënë të gjithë (sidomos fansat e tij) me pikëpyetje dhe dilema rreth arsyeve për të mos qenë i pranishëm askund.

Kjo ka zgjatur deri pak pas mesnate, kur këngëtari aq i dashur për publikun shqiptar, ka shpërndarë një video në Instagram ku ka bërë një rrëfim të bukur për ndjekësit e tij.

Teksa ka marrë shkas nga urimet e shumta që i kanë ardhur për datëlindje (23 gusht), Mumajesi nuk ka harruar t’iu premtojë të gjithëve se shumë shpejt do të rikthehet ashtu siç ai di më së miri.