Pas 5 muajsh pandemi rifillon edhe një herë prodhimi dhe shpërndarja e aboneve për të gjithë linjat e transportit publik në Tiranë. Në muajin korrik dhe gusht qytetarët udhëtuan pa abone. Ndërkohë është marrë një vendim në minutat e fundit nga Bashkia e Tiranës për nisur përsëri procesi për prodhimin e aboneve që do të jenë në përdorim të qytetarëve që nga dita e sotme.

Janë rreth 62 mijë abone që kanë dalë në treg, dhe porosia është e njëjtë si përpara pandemisë. Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe ruajtja e distancës është një detyrim për të gjithë, pritshmëritë janë që fillimi i vjeshtës të sjell edhe shtim të përdorim të transportit publik, për këtë arsye edhe porosia ka qenë në të njëjtin nivel si më parë.

Pas vendimit për rihapjen e transportit në muajin qershor u vendos që nuk do të kishte abone për dy muajit e sezonit veror për shkak se humbjet e operatorëve ishin të mëdha dhe kishte edhe më pak njerëz që e përdornin urbanin.