Lidhja e Mariah Carey me balerinin e saj Bryan Tanaka ka marrë fund. Mësohet se çifti është ndarë pas xhelozisë së çmendur të balerinit. Sipas tij, këngëtarja kalonte shumë kohë me ish-bashkëshortin Nick Cannon me të cilin kishte kaluar disa ditë pushim.
Sipas TMZ, lidhja e tyre ka marrë fund pas 5 muajsh. Thuhet se thyerja e marrëdhënies së tyre ka ndodhur muajin e kaluar, kur Nick dhe Mariah shoqëruan fëmijët në një event. Bryan ndjeu se ndaj tij pati një mungesë respekti dhe i kërkoi këngëtares që të kthehej në shtëpi . Thashethemet thonë se Mariah ndihej e lodhur me gjithë ato shpenzime që i duhej t’i paguante Bryan-it.
Këngëtarja kishte ndjesinë se ai u lidh me të për famë. Që prej muajit mars ata nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, transmeton blitz.al. Bryan dhe Mariah u lidhën menjëherë pasi këngëtarja i dha fund fejesës së saj me miliarderin James Packer.