Young Zerka dhe Ronela Hajati, janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, dhe për faktin që të gjithë e dinë që janë prej vitesh bashkë, por asnjëhere nuk kanë dhënë detaje.
Së fundmi, në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, Zerka foli për Ronelën, madje duke e quajtur “dashuria e jetës së tij”.
Ester Bylyku: Si po shkon lidhja me Ronelën?
Young Zerka: Shumë mirë, shyqyr Zotit.
Ester Bylyku: Përflitet nga gojët e liga që keni shumë vite bashkë
Young Zerka: Në muzikë po, rreth pesë vjet.
Ester Bylyku: Po kshu si çift?
Young Zerka: Si çift, në ç’kuptim si çift? (qesh)
Ester Bylyku: Kur e mendon veten të martuar?
Young Zerka: Se di me thënë të drejtën. Patjetër që e mendoj veten të martuar, sepse vjen një kohë që do të krijosh një familje.
Ester Bylyku: Mund të themi që e ke gjetur dashurinë e jetës?
Young Zerka: Besoj se po.





