Rihanna i prezantoi botës bebushin e saj. Për herë të parë, Riri dhe A$AP Rock vendosën të tregonin si duket djali i tyre përmes një videoje surprizë në TikTok! 

Ylli i muzikës iu bashkua platformës mëngjesin e djeshëm dhe që tani ka plot 6 milionë ndjekës, por sigurisht magjia ishte tek bebushi.

Në video, vogëlushi që dukej 100% si babai i tij shfaqej teksa qeshte me të ëmën brenda makinës, ndërkohë që udhëtonin përreth Los Angeles-it.

“Do të marrësh telefonin e mamit?”– dëgjohet t’i thotë Rihanna.

“Hacked,” – shkruan ajo me shaka përbri postit, duke e ditur që kjo ishte surprizuese për të gjithë ndjekësit, që besonin se Rihanna do të na prezantonte me të birin kur ky i fundit ta zgjidhte vetë.

Sidoqoftë, postimi nuk u mbyll me aq sepse foto të tjera të familjes së re bënë xhiron e internetit.

Gjatë një seti fotografik, A$AP Rocky shfaqet teksa mban të birin në krahë, ndërsa Rihanna pranë tyre përpiqet të rregullojë flokët buzë detit. Ata u shfaqen të veshur me të zeza, ndërsa bebushi me një batanije të ngrohtë ngjyrë bezhë.

Riri dhe  A$AP u bënë prindër për herë të parë në maj të këtij viti, por pavarësisht se kanë kaluar shumë muaj, dyshja ka zgjedhur të mos japë asnjë detaj rreth tij, përfshi këtu edhe emrin.