11 gusht 2014 – Lajm tronditës për dy të rinj nga Brazili, të cilët pas 7 vjetësh bashkëjetesë dhe prindër të një fëmije zbulojnë se ishin motër e vëlla.Historia tronditëse është zbuluar në Brazil, ku Leonardo (37 vjeç) dhe Adriana (39 vjeçe) të rritur jetimë pasi nëna I kishte braktisur që sapo kishin lindur, u dashuruan 10 vjet më parë, e ndërsa pas 3 vitesh vendosin të bashkëjetojnë.Gjithçka ka ndryshuar kur në programin “The time is now” që transmetohet në Radio Globo, emision që merret me gjetjen e personave të humbur,  Adriana ka nisur këkrimet për gjetjen e prindërve. U arrit të gjendet nëna e saj, e cila në transmetim direkt pranoi se përveç vajzës kishte braktisur edhe djalin Leonardo.Adrianës iu desh shumë pak për të kuptuar se Leonardo me të cilin bashkëjetonte ishte edhe djali që kërkonte nëna e saj.

Sipas mediave braziliane, Adriana dhe Leonardo kaluan shumë ditë dhe netë të vështira përpara se të vendosin se çfarë do të ndodhte me marrëdhënien e tyre.Adriana dhe Leonardo pranuan për radion se dashuria e tyre është më e madhe se çdo marrëdhënie familjare, duke vendosur kështu të vazhdojnë marrëdhënien njësoj si më përpara, madje tani kanë vendosur edhe të martohen.