Një ditë pas njoftimit që dha dje për mbylljen e basteve dhe kazinove më 31 dhjetor dhe ultimatumit që u dha medieve dhe gjithë portaleve, Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një tjetër njoftim.

“Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre!”, njofton Rama ndër të tjera.

Postimi i Ramës:

Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit më 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj.