Jason Dupasquier nuk ia del t’i mbijetojë aksidentit të frikshëm të ditës së djeshme. Piloti 19-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme dhe bota e MotoGP është në zi.

Piloti i CarXpert PruestelGP në Moto3, kreu një aksident në provat e garës së Mugellos në Itali. Dupasquier humbi kontrollin e motorit, teksa po garonte me 130 km/h.

Zvicerani u godit në kokë dhe gjoks nga motori i tij, ndërsa më pas u godit edhe nga Jeremy Alcoba e Ayumu Sasaki. Jason humbi ndjenjat dhe një helikopter e transportoi në një spital të Firences.

Një operacion delikat në kokë nuk dha efektin e pritur, plagët nuk u shëruan dhe djaloshi u nda nga jeta sot në moshën më të bukur, humbje që i ka trishtuar të gjithë.