Dy individë u hodhën në lumin Vesdre nga një ndërtesë në rrugën “16B rue du Prince” në Verviers, Belgjikë, për të shpëtuar nga një aksion i policisë. Ata u hodhën nga dritarja për t’i shpëtuar një ndërhyrjeje të forcave të policisë federale, e cila kishte si qëllim çmontimin e një plantacioni kanabisi. Për të larguar bimët e plantacionit, ndërhynë gjithashtu oficerët e mbrojtjes civile.
Operacioni, i realizuar në kuadër të një hetimi, çoi në zbulimin e mbetjeve të një plantacioni kanabisi në një hangar në rrugën de Droixhe në Liège, si dhe një plantacion tjetër me rreth 1000 bimë në një magazinë në rrugën du Prince në Verviers. Dy persona me kombësi shqiptare, të cilët u hodhën në lumë, ishin të lidhur me plantacionin në këtë lokalitet, konfirmoi zyra e prokurorit publik të Lièges.
Një individ tjetër me kombësi shqiptare u gjet në rrugën de Droixhe, duke pastruar mbetjet e plantacionit të zbuluar. Gjatë operacionit, policia arresvestoi gjithsej 5 persona.