Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh i ‘zhdukur’ nga ekranet shqipyare, Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktori i Fiksit ka prekur mbarë publikun.
Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërrsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak. “Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai ndër të tjera ku nuk i mbajti dot as lotët. Pas kësaj interviste ka reaguar Kozeta Kurti, ish-kolegia e Doktorit në radio e cila shprehet se po të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë publikut në memorie Doktorin e dikurshëm.
“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend…. Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale. Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruhet në postimin e saj ku e ka shoqëruar me disa foto nga kohët e vjetra.
E ‘revoltuar’ ndaj reagimeve të njerëzve të cilët shprehën keqardhje për Gentin ishte dhe Albana Osmani. Sipas saj, Doktori nuk ka nevojë për mëshirë pasi ai nuk është aspak një njeri i dobët por përkundrazi është ‘një nga luftëtarët më të fortë që ajo njeh’.