I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, ka mbërritur në selinë e Partisë së Lirisë, ku po zhvillon një takim me kreun e PL, Ilir Metën.

Më herët gjatë ditës së sotme Escobar takoi kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se një ditë më parë Escobar ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e shtetit Bajram Begaj dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.