Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit pas 2 vitesh divorc.

Ata janë ndarë në mirëkuptim të plotë dhe  kanë arritur të kenë një komunikimin për shkak të vajzës së tyre, Renee.

“Prive” ka publikuar disa foto të dyshes teksa së bashku me vazjën e tyre kanë udhëtuar në Aeroportin e Prishtinës.

Ndjekësit kanë aluduar se çifti ka vendosur t’i japë dhe një mundësinë të dytë njëri tjetrit.

Teksa asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, Roberti ka publikuar foto nga pushimet ku shfaqet së bashku me vajzën e tyre, Renee dhe me këtë rast na tregoi dhe destinacionin ku ata ndodhen, në Bodrum të Turqisë.