Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Sterjos, teksa Partia Demokratike, dega Pogradec thotë se heqja e tij është me urdhër nga lart.
Johan Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, e arrestuar një javë më parë nën akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të parave.
Kjo e fundit punonte si drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës. Kanë qenë disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci që denoncuan Viola Sterjon të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte tek politikanë në Tiranë që ata të përfitonin financime nga AZHBR.
Dyshohet se Sterjo u ka marrë qytetarëve të ndryshëm shumë që variojnë nga 2.2 milion euro deri në 4.5 milion euro.
Gjykata e Korçës e la nën masën arrest me burg për mashtrim.