Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, do të zhvillojë një takim informal me ministrat e tij në Tepelenë.

Burime bëjnë me dije se kryeministri Rama do të mbledhë në një takim informal pune për dy ditë në Tepelenë kabinetin qeveritar, në datat 28-29 korrik.

Kujtojmë që ditën e mërkurë në orën 17:00 kryeministri Rama njëhërësh dhe kryetar i PS, ka thirrur asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Në këtë mbledhje pritet të analizohet puna e ccdo ministrie, si dhe puna organizitive e strukturave.

Gjithashtu të mërkurën pritet të emërohet edhe kryetari i ri i grupit parlamentar, vend i mbetur vakant pas emërimit të Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim informal pune kabinetin qeveritar në Tepelenë.