Kuqezinjtë i kanë dhënë mbrëmë fund aventurës së tyre në kampionatin europian pas një pike të grumbulluar në grupin e “ferrit” përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

Pas përballjes së fundit me iberikët, kuqezinjtë do të bëjnë gati valixhet për t’u kthyer në Tiranë.

Mesditën e sotme rreth orës 12:00, avioni me ekipin kombëtar në bord do të lërë tokën gjermane për t’u kthyer në Rinas.

Mijëra shqiptarë ndoqën kombëtaren në tre ndeshjet e grupit në Gjermani dhe pritet që një numër i madh të jenë edhe në aeroportin “Nënë Tereza” për t’i pritur kuqezinjtë.