8shtator 2015 – Zbulimi i drogës së trafikuar me avion nga Shqipëria në Itali çoi policinë sot në Mifol të Vlorës. Pas dyshimeve të policisë italiane se droga ishte nisur nga fshatrat e Vlorës, në këtë zonë kanë nisur kontrollet. Në një serë në Mifol u gjetën 2 mijë rrënjë kanabis, të cilat po thaheshin. Ndërsa në fshatin Poro u gjetën 700 rrënjë të tjera.
/portali DurresLajm/