Pas batutës së Edi Ramës që i dha Cyril Muller, ZëvendësPresidentt të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, se në takim pranoheshin ata që ishin pa kollare, ky i fundit ‘është detyruar’ të vërë në zbatim ‘këshillën’ e kryeministrit tonë.

Në foton zyrtare që bënë të gjithë liderët dhe delegacioni i pranishëm në Vilën Qeveritare, ku po mbahet aktualisht takimi i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, shihet se edhe Cyril Muller ka hequr kollaren, i vetmi që u paraqit me kollare.

Asnjë prej të pranishmëve nuk ka veshur kollare, ndërsa Rama sërish nuk i është ndarë atleteve tij të preferuara.





