Juristi Jordan Daci ka komentuar bazën ligjore të lirimit të Sali Berishës nga ‘arresti shtëpiak’.
I pyetur se a është mundësia që vendimi mund të aplikohet edhe në rastin e Ilir Metës ku kërkohet konvertimi i masës apo lehtësimi i saj, Daci tha se: “Secili rast ka të veçantat e tij por politika e butë penale në raport me masat e sigurimit, nuk zhbën funksionin e legjislacionit penal për të ndëshkuar autorët e veprave.
Kemi akoma zyrtarë që janë të lirë sot por presin vijimin e betejës në shkallë të tjera”.
Sipas Dacit, kjo është një kulturë e trashëguar nga ish-sistemi komunist ku masa e sigurisë dikur ishte baraz me dënim.
“Masat e sigurisë më parë ishin baraz me dënimin dhe besoj që për sa kohë nuk dëmtohet procesi i votimit dhe provat, padyshim që duhet t’iu zbutet masa e sigurisë”, tha Jordan Daci në Euronews Albania.