Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish-hedbolliste, karateiste dhe atlete nga Kosova.

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar për vdekjen e Shqipes e cila ishte drejtuese në Komitetin Olimpik të Kosovës vitet e fundit dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e sportit për ndarjen nga jeta të Bajçinca-Brestovci.