Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Borxhit Publik në Ministrinë e Financave, Adela Xhemali ka dhënë dorëheqjen.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave sqaron se dorëheqja është bërë për arsye familjare.
Kjo dorëheqje vjen pak ditë pas shkarkimit të ministrit Shkëlqim Cani nga drejtimi i Financave dhe zëvendësimin e tij nga Arben Ahmetaj.

Ndërkaq, thuhet se nuk përjashtohet mundësia që edhe zyrtarë të tjerë të largohen në ditët në vijim.