Pas rreperit të famshëm Chris Brown, qytetin e Durrësit e nderon një tjetër këngëtar me famë botërore, i madhi Sean Paul.

Mësohet se Sean Paul do të mbajë koncert në Durrës më 6 gusht, në po të njëjtin club që performoi edhe ish-i dashuri i Rihanna-s.

Për Sean Paul-in kjo është hera e dytë që mbërrin në Shqipëri, pasi vite më parë ka mbajtur një koncert në Tiranë, ndryshe nga Chris që e kishte për herë të parë, dhe ndoshta për herë të fundit. Themi për herë të fundit, prej vetë zhgënjimit që pësoi rreperi në Durrës, ku performoi për vetëm 20 minuta dhe u largua nga koncerti pa dhënë as konferencë për shtyp, siç ishte parashikuar më parë.

Ardhja e tij në Durrës më 8 korrik, ishte një nga temat më të përfolura ato ditë në rrjetet sociale e shtypin rozë, më shumë edhe për çmimet e kripura, ku më e lira ishte 200 mijë lekë të vjetër, dhe asaj që quhet edhe si zona VIP me kolltukë, për të cilën duhet të paguaje plot 3 mijë euro, përveç hyrjes që kushtonte 50 euro për person.

Por sa do të jenë çmimet për koncertin e radhës? Më shumë, më pak apo njësoj si te Chris Brown? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, kur club-i në fjalë të publikojë edhe listën.

S.L.