Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter ka tronditur vendin tonë fqinj, pak çaste pas ciklonit që përfshiu vendin. Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës.
Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjatur shumë pak sekonda. Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.
Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë. Sinoptikanët kanë parashikuar stuhi të forta të dielën, në zonën përreth, ku ra sot tërmeti. Cikloni i fundit në Mesdhe po zhvendoset nga deti Jon, ku goditi gjatë natës dhe sot disa nga ishujt rreth Athinës, për në Kretë.





