Megjithese kuqezinjtë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit u kthyen në Atdhe pa trofe, erdhën me fitore historike. Në nder të futbollistëve, kryeministri Edi Rama shtroi për ta një darkë ku merrnin pjesë dhe personalitete të tjera politike dhe jo vetëm.

Më pas ata i janë drejtuar një club-i për të festuar. Si fillim ata kanë shkuar tek “Folie Terrace”, deri në orët e para të mëngjesit dhe me pas disa nga futbollistët  kanë shkuar në “Club Amsterdam”.

 

Kanë qenë pikërisht Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Frederik Veseli ata që i kanë kërkuar këngëtarit të marrë një këngë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Më pas tre futbollistët janë ngjitur në skenë, duke shoqëruar kështu këngëtarin. Sakaq, përveçse këndojnë, futbollistët ngrenë edhe dy gishtat lart, duke kujtuar kështu ish-liderin historik të PD-së, Berishën.