Pak orë më parë Justin Bieber ka publikuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka shoqëruar edhe me një videoklip të veçantë.

Këngëtari për këtë projekt ka bashkëpunuar me Dan+Shay, ndërsa kënga e tij e re mban titullin “10.000 Hours”.

Ajo është një këngë dedikuar nga fillimi deri në fund dashurisë dhe pjesë e klipit është edhe Hailey Bieber.

Ata shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin dhe klipi na ndihmoi të kuptojmë edhe më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Justin dhe Hailey duken mjaft të dashuruar dhe këtë e tregon lumturia që shfaqin në çdo sekuencë.