Seanca e kaluar e Kuvendit ku u miratua ligji për Teatrin u shoqërua me tensione dhe debate jo vetëm mes opozitës dhe qeverisë por edhe brenda mazhorancës.
Ishte ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili u filmua duke debatuar me Ramën në Kuvend në seancën e kaluar pak para votimit për Teatrin.
Por pavarësisht kësaj, Majko sot ka zgjedhur të jetë pjesëmarrës në seancën plenare, ku PS është në provën e 84 votave për të miratuar ligjin për Magjistratët.
Ministri i Diasporës shfaqet duke biseduar me ministrin Niko Peleshi si dhe me kolegë të tjerë të mazhorancës.





