Ish- i dashuri Meghan Markle, aktori i njohur Joshua Silverstein, ka mbajtur anën e dukeshës në betejën e saj me familjen mbretërore.

Në një deklaratë ai tha se njihte mirë Meghan dhe hodhi poshtë disa nga akuzat e  ish-punonjësve të saj dhe Harry-t, të cilët kanë thanë se Meghan ka pasur ndaj tyre një sjellje tiranike. 

“E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit. Mendoj se ka bërë gjithcka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem, i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen”, theksoi ish-i dashuri i Meghan.