Një ditë pas dështimit të negociatave mes palëve politike për kalimin e ngërçit politik, kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë paradite në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për të zhvilluar takimin e përjavshëm.
Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit një ditë para seancës plenare dhe mendohet që në qendër të diskutimit do të jetë situata politike.
Meta nuk ka bërë ende një reagim për mos arritjen e negociatave me PD-në, ndërsa Rama tha se është i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për Vettingun.
Nga ana e tij, Basha tha se negociatat dështuan për faj të Ramës, i cili nuk pranoi qeverinë teknike. Edhe pse kryeministri Rama “lëshoi” me pelqimin e Metës 4 ministra të kabintetit, Basha mbeti këmbëngulës për qeveri teknike pa Ramën kryeministër.





