Brad Pitt duket se ka gjetur dashurinë e re të jetës së tij. Të paktën sipas asaj që raporton një burim i brendshëm për revistën amerikane People: “Ylli i Hollivudit prezantoi De Ramon si të dashurën e tij të re”, ka rrëfyer burimi.

Pas lidhjes së gjatë me Angelina Jolie dhe divorcit të stuhishëm për 59-vjeçarin, kjo është lidhja e parë e vërtetë romantike zyrtare. Sipas burimit, që të dy janë shumë mirë bashkë, pasi “Ines e bën Bradin shumë të lumtur”.

32-vjeçarja Ines de Ramon është përfaqësuese e markës së bizhuterive Anita KoInes. Ajo ka qenë e martuar me aktorin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley nga shkurti 2019 deri në shtator 2022.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon u takuan për herë të parë në Nëntor 2022, kur u panë së bashku në një koncert të Bono, së bashku me Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.

Thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën një muaj më vonë kur stilistja e bizhuterive u shfaq në festën e filmit “Babylon” në krah të Pitt. Ndërsa asnjëri nuk ka folur publikisht për statusin e tyre të marrëdhënies, de Ramon konfirmon se ata janë më shumë se thjesht miq.