Ditët në vijim do të mbeten nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellet me vranësira të lehta e kalimtare.

Në fundjavë, pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira lokale të shtunën gjatë natës dhe ditën e dielë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit që nga nesër dhe në vijim, por mesdita nuk do të ketë shumë ndryshim nga ditët e kaluara të kësaj jave.

Fundjava sjell rënie të lehtë të temperaturave maksimale.