Ditët e fundit, temperaturat në të gjithë vendin janë ulur ndjeshëm, ndërsa në disa vende janë shënuar dhe reshje dëbore.

Në Kukës, ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës. Reshjet janë të dendura, ndërsa trashësia e borës në qytetin e Kukësit arrin deri në 8 cm, ndërkohë që në zona të larta malore mbi 10 cm.

Gjithashtu reshje dëbore janë shënuar në qytetin e Bajram Currit.

Mësohet se në rrugë janë shkaktuar probleme për shkak të reshjeve të dëborës. Ndërkohë që në terren janë nxjerrë mjetet e bashkisë për pastrimin e tyre.