Këngëtarja Adele e ka hedhur pas divorcin me Simon Konecki pas 7 vitesh së bashku pasi tani po përflitet për një lidhje të re me reperin dhe artistin e njohur me emrin Skepta.

31-vjeçarja, e cila është nënë e një djali, me sa duket ka dalë në disa takime romantike me patriotin e saj nga Tottenham, 37 vjeç, dhe mes raporteve për romancën që ka lindur, miqtë e çiftit thonë se shpresojnë dhe parashikojnë se do të jenë një çift i shkëlqyer.

Sipas “The Sun”, Adele e ndihmoi Skeptën në organizimin e ditëlindjes së tij në Londër vetëm dy javë më parë. “Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku. Disa nga miqtë e tyre po shpresojnë dhe parashikojnë se mund të përfundojnë së qeni një çift i shkëlqyer një ditë”.